Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Shtëpia me gjethe” merr çmim nga Këshilli i Europës, Rama: Sarcozy kur doli nga kjo shtëpi..

Këshilli i Europës ka vlerësuar “Shtëpinë me Gjethe” si Muzeu më i mirë 2020, në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se ish-presidenti francez, Sarcozy pas vizitës në muze u largua me një kuptim tjetër për Shqipërinë.

Rama tha se përshtypjet e tyre e kalonin përshtypjen për thjeshtë një muze.’

“Një shembull me një djalë të ri, por jo edhe shumë të ri. Pasi pa Bunkartin më ka thënë që për herë të parë, mund të besonte për gjithë çfarë kishte dëgjuar për komunizmin.

Që gjithë ato tmerre dhe lemeri ishin të vërteta. Besoj që është ndjesia e atmosferës, e aromës që i flet dikujt që nuk e ka jetuar atëkohë.

Dhe për këtë besoj që është aq efikas, tek perëndimorët që vizitojnë Berlinin, që përmes të njëjtës rrugë iu bëhet e dukshme ajo që ka qënë në jetët e të tjerëve.

Shembulli tjetër është shembulli i të huajve. Kam takuar dy dhe jo të zakonshëm, princi Albert i Monacos dhe ish-presidenti i Francës Sarcozy.

Të dy kur kanë dalë nga kjo shtëpo kanë pasur një kuptim tjetër të Shqipërisë. Madje për princin, Mirela në atë kohë stimuloi një marrje në pyetje.

Përshtypjet e tyre e kalonin përshtypjen për thjeshtë një muze. Sado që fjalët për të ishin me supërlativa.
Përshtypjet ndikonin dhe ndikuan në mënyrën e të kuptuarit të këtij vendi.

Të dallimeve në nivelin e brutalitetit, izolimit dhe kapacitetit të regjimit.

Ta ballafaqosh këtë të shkuar është të shtysh më tutje çlirimin prej saj.

Ndërsa të shkosh drejt të shkuarës duke e zbuluar dhe duke gjetur forma sesi zbulohet me të gjithë përmasat e saj për ata që nuk e kanë njohur do të thotë të kurosh sëmundjet e trashëgueshme të asaj kohe.

Komunizmi nuk mbaron kur bie regjimi, por ngjan shumë me një fatkeqësi bërthamore.

Ka dy faza; të llahtarshme kur ndodh, dhe një të ngadaltë kur shfaqet në formën e deformimeve që shkaktohen si pasojë e fazës së parë të fatkeqësisë.”-u shpreh Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet