Shembet ura në Kinë, ndërrojnë jetë 7 persona
Lajmifundit
/
2 Nëntor 2020, 17:00
Bota

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë lënduar gjatë shembjes së një ure hekurudhore në verilindje të Kinës.
Sot herët në mëngjes u shemb ura hekurudhore e cila është në ndërtim e sipër, ndërsa bëhet fjalë për një ndërtim të gjatë 39 metra në qytetin Tianjin.
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua lajmëron se në fatkeqësinë jetën e kanë humbur 7 persona, ndërsa u lënduan edhe 5 të tjerë.
Shërbimet kompetente kineze kanë ngritur hetim për shkaqet e shembjes së urës.
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250