Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Raporti: Putin po bëhet gati që të heqë dorë nga posti i presidentit të Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin mund ka dhënë një sinjal të rrallë se mund të jetë duke punuar për lënien e Kremlinit.

Një ligj i ri i papritur po përgatitet me shpejtësi për t’u dërguar në parlamentin rus. Ky ligj do ta bënte Putin senator për jetën nëse dhe kur ai largohet nga zyra më e lartë e vendit, shkruan Mail Online.

Projektligji i ri u prezantua nga vetë Putini dhe do t’i garantonte atij imunitet ligjor dhe përfitime shtetërore derisa të vdiste.

Sipas RT, miratimi i një ligji të tillë do të konsiderohet si një “shenjë” se po përgatitet terreni për transferimin e pushtetit në Rusi.

Sipas legjislacionit të ri, Putini, 68 vjeç, dhe çdo president tjetër i ardhshëm do të kenë të drejtën të bëhen anëtarë të përjetshëm të Senatit, brenda tre muajsh nga largimi nga detyra.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet