Qytetarët pa maska, policia gjobit 468 persona! Gjobë edhe për 20 lokale për muzikë pas orës 20:00

Aktualitet
Qytetarët pa maska, policia gjobit 468 persona! Gjobë edhe për 20

Pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve, qytetarët duket se sërish nuk janë sensibilizuar për përdorimin e maskave.

Policia vijon kontrollet në të gjithë vendin ku gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 468 persona të cilët janë konstatuar pa maska në rrugë.

9 prej tyre janë shoqëruar në komisariat pasi nuk kanë pasur apo kanë refuzuar të tregojnë një mjet identifikimi.

Pasi u identifikuan në polici, ata u gjobitën me masë administrative 3000 lekë dhe më pas u lanë të lirë.

Gjithashtu autoritetet vijojnë kontrollet edhe nëpër lokalet e kryeqytetit ku gjatë kësaj periudhe kohore u gjobitën 20 lokale të cilët kanë vendosur muzikë pas orës 20:00.

ME TE LEXUARAT