‘’Nuk mbajti asnjë premtim’’, Teliti i përgjigjet Ramës: Pothuajse 1 vit nga tërmeti, s’ka asnjë shtëpi të përfunduar në Laç

Politikë
‘’Nuk mbajti asnjë premtim’’, Teliti i

Eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti i është përgjigjur Ramës pasi ky i fundit publikoi sot një video nga kanteri i Rindërtimit në Laç.

Teliti denoncon se thuajse 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në Laç s’ka përfunduar së ndërtuari asnjë shtëpi, spital apo shkollë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai shton se e vetmja gjë që ka ndodhur është se janë lidhur kontratat për banesat individuale dhe vetëm janë hedhur themelet.

STATUSI NGA DORJAN TELITI

Pothuajse 1 vit nga tërmeti, nuk ka asnjë shtëpi të ndërtuar, asnjë shkollë, asnjë spital të përfunduar në Laç.

ER nuk mbajti asnjë premtim.

Ai shfaqet në sheshet e ndërtimit me regjinë qëndrore të propagandës dhe sapo ai ikën nga sheshi i teatrit të propagandës largohen dhe fadromat për t’u zhvendosur në një shesh tjetër, atje ku propaganda nis shfaqjen e radhës.

Në Laç, një vit pas tërmetit, vetëm janë lidhur kontratat për banesat individuale dhe janë hedhur themelet.

Për godinat publike, është paraqitur një projekt në 3D por nuk ka asnjë zbatim dhe asnjë projekt nuk është prokuruar.

Nuk ka propagandë dhe regji qëndrore që mund të fshehë të vërtetën!

ME TE LEXUARAT