Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Nuk e tërheq çfarë thashë”, Ori Nebijaj ngacmon përsëri ‘shkarravinat’ e programeve të ditës së dielë

Pak ditë më parë, moderatorja e njohur e programit të mëngjesit ‘Wake Up’, Ori Nebijaj tregoi me anë të një statusi përshtypjen që kishte për programet ditën e dielë, duke i quajtur ‘shkarravina’ figurat që shihte në ekran.

Kaq mjaftoi që ndjekësit të spekulonin se me kë lidhej ky postim, megjithatë Ori vendosi të shtojë se mendimet e saj lidheshin me moderatoren Barbara D’Urso, padronen e së dielës në ‘Canale 5’, ndërsa të gjithë në komente e kanë lidhur postimin me Megi Pojanin, e cila në të njëjtin orar është në ‘Top Channel’.

Pas zhurmës që shkaktuan postimet e moderatores, duket se ajo ka vendosur t’i qëndrojë po të njëjtit mendim.

“Nuk e tërheq mbrapsht çfarë thashë. Nëse e thashë atë, qëndron”, shkruhet në postimin e fundit të Nebijaj në ‘Instagram’. Më poshtë ajo ka shtuar se këtë shprehje e ka shkëputur nga seriali i saj i preferuar ‘Peacky blinders’ dhe se po e pret me padurim sezonin e ri të tij.

Nuk dihet nëse ky postim lidhet me deklaratat e mëparshme të Orit, megjithatë moderatorja ka zgjedhur të dielën për ta bërë ngatërresën sërish njëlloj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet