Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryeministri Hoti kërkon heqjen e vizave nga Bosnja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një telefonatë me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës Šefik Džaferović.

Hoti ka kërkuar angazhimin e Džaferović për heqjen e sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“E falënderova z. Džaferović për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina, ndërkohë që kërkova vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve”, ka shkruar Hoti në ‘Facebook’.

Hoti  thotë se ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse mes të dyja këtyre vendeve.

“Po ashtu, shpreha gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës. Gjatë kësaj bisede, me mua ishin edhe Zëvendësministri i Tregtisë e Industrisë, z. Ćerim Bajrami dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Rasim Demiri”, ka shkruar mes të tjerash Hoti.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet