“Kaq ishte edhe për mua…” 29-vjeçari me Covid u hodh nga spitali, nëna tregon shënimin

Aktualitet
“Kaq ishte edhe për mua…” 29-vjeçari me Covid u

I gjithë vendi u trondit më 13 Gusht kur 29-vjeçari Xhino Koça u hodh nga kati i tretë i spítalit “Shefqet Ndroqi” duke i dhënë fund jetës.

Nëna e tij, stilistja e njohur Lira Koca ka treguar në emisionin ‘Open’ në Top Channel për herë të parë një shënim që i ka lënë i biri para se të kryente aktin ekstrem.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë shënim shkruhej: “Kaq ishte edhe për mua. Ju dua shumë mami babi…” Nuk ka fjalë për dhimbjen që ndjej për dhimbjen që po ju shkaktoj. Por kalove limitet e mia dhe nuk po tregoj egoizëm. Kalova tej limiteve të mia shumë e shumë herë.” thuhet në letër.

“Ju përgjërohem mos e hidhni jetën tutje. Le t’ju marri malli dua t’ju shikoj të lumtur. Një ditë do ritakohem.

Xhino Koça u hódh nga kati i tretë i spítalit “Shefqet Ndroqi” duke i dhënë fund jetës. I riu ishte djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.

Sonte në emisionin Open në Top Channel, nëna e tij ka rrëfyer të gjithë ngjarjen nga infektimi deri tek ngjarja tragjike.

Lira Koça:“Rreth datës 5 gusht vjen nga puna dhe më thotë se kam temperaturë 37 e gjysmë. Duke qenë se e kishim marrë seriozisht pandemisëm, vendosëm që ai të rrijë në shpi. Nuk kishte asnjë simptomë tjetër, përveç temperaturës që maksimumi i ka shkuar 38.2 dhe që binte shumë shpejtë nga efekti i kujdesit.

Kjo gjendje vazhdon për dy ditë dhe i drejtohemi spitalit të Durrësit ku bëmë edhe skanerin. Edhe bashkëshorti, të dy dalin me një Covid të lehtë, im shoq pak fare më të ngarkuara mushkëritë. Më bënë të gjitha analizat dhe dolën mirë. Mu shpjegua se lëvizja e parametrave të mëlçisë ishte pas medikamentit. Shkojmë në shpi. e mërkurë e enjte dhe e premte u diagonstifikua. Bëmë edhe tamponin dhe në tampon im shoq doli negativ.

Xhino u shtrua në Sanatarium. Me një bisedë me një të afërm më sugjeruan që të çoj analizat sepse mikesha pleomonoge. I dërgoj analizat dhe në përgjigjen e parë tim shoqi i përshkrun një recetë ndërsa për djalin më thonë se duhet urgjentisht në spital. Për shkak të mëlçisë. Nga Durrësi më thanë se nuk janë shqetësuese. Vendosa të mos e shtroj se ishte i qetë dhe nuk kishte asnjë simptomë. Ka ngrënë njëlloj si ditët normale.

Në mëngjes i shkon në 38.2 por i ulet shumë shpejt. Më fillon një luftë me ndërgjegjen dhe mendoj kur një mjeke profesoresh më thotë sille. Po sikur të mos e çoj thoja. Dhe nuk e di pse në orën 8:30 e zgjoj dhe ha diçka. I them Xhino mos është më mirë të shkosh në spital? Të shtunën në mgjes nisemi për Tiranë.

Temperaturë të matur 36.6. Prej kësaj më thonë që nuk ka nevojë të shtrohet por të masim analizat. Nuk pyetëm se nga ana profesionale edhe sikur të na thonin termat, plus që ishim në spital. Kemi pritur 4 orë. I drejtohen Xhinos dhe i thonë duhet të vish me mua dhe shtrohet. Nuk na dhanë arsye. I dhamë ne analizat e Durrësit dhe skanerit.”

“Janë pafund bisedat me të. Siç e kishim ne të dy. Më tha se më kanë bërë veç një serum me paracetamol. Më tha se nuk më kanë dhënë ilaçe të tjera. Ndoshta për ilaçet e mëliçisë. E diela ishte e qetë. Me të afërmit nuk kishim asnjë lloj shqetësimi. Kishte kërkuar dy maska dhe një masë oksigjeni.”

“Edhe të hënën paradite, por pasdite, Xhino më thotë se ka një gërvishtje në fyt dhe një vështirësi në frymëmarrje. Ai kishte organizuar një palë pushime të vogël meqë do ikte në Kanada. Nuk do shiheshin dhe me shokët. Nata kalon e qetë”

“Të martën Xhino shton dozën e ankesave. Kuptohet se na e thonte vetë dhe e kuptova që është i shqetësuar. Të mërkurën Xhino i ankohet të vëllait dhe i thotë që është keq. Ka mungesë frymëmarrje. Ishte e frikshme, dukej sikur merr frymë një i moshuar. Arrin të qetësohet Xhino dhe nga stafi mjekësor. Na thonë se duhet të rrimë të qetë se është shumë mirë. Grafia ka dalë më mirë se skaneri i parë. Nuk ka gjë na thonin se e ka psikologjike se ka frikë. Na thanë se nuk rrezikon asgjë. Ishim të shqetësuar. E mërkura shoqërohet me ankesa dhe ndërkohë ankohet për pagjumësi. Nga data 11 deri në 12 bën 24 orë pa gjumë. Kishte më pas temperaturë 39. Qetësohet por gjendja e tij janë dy mesazhe. Janë me të tjerë.

“Po bëj çmos por jam keq. Ka diçka që nuk shkon me fytin. Më vjen një si kollë. Më jep dhimbje kraharori. I thash mjekut dhe s’më bënë gjë. Njësoj jam keq po çmendem. Sinqerisht edhe po të dal kam frikë se njëlloj do jem. Më fusni në terapi intesive në gjumë. Nuk duroj dot më, po vdes.”

“Bisedën e fundit e ka bërë me djalin e madh rreth orës 3 të mëngjesit me datë 13. I thotë dhe i flet i zhgënjyer. Ka shpresuar që do fle gjumë. Dhe se di. I kanë dhënë diçka të qetësohet dhe ankohet se nuk bëri efekt. Djali i madh mundohet ta qetësojë. Fjalia e fundit si ndihesh tashi e i thotë çka… Ai i thotë që do të jem këtu dhe nuk po të marr më që të mos të të shqetësoj. I thotë se unë jam këtu. Duke parë që ishte i alarmua, djali kupton se ka shkuar ora tre e natës dhe në orën 7 do kthehej. Ka qëndruar aty.”

“Të mërkura rreth orës 3 shkëputet biseda. Im bir ishte para dritares së Xhinos në makinë. Deri në orën 3-4 nuk dihet se çfarë ka ndodhur. Nuk e dimë saktë se si dhe kur ka ndodhur. Ndodhi ajo që ndodhi. Në orën 7 fiks të mëngjesit. Përball Shefqet Ndroqit dolëm për të takuar një infermiere. Vëllai i madh nuk e dinte në mëngjes, ishte në parkim 10 metra përball derës së urgjencës”

“Infermierja që është në turn dhe që arrin në turn e merr vesh. Nuk guxon të zbres poshtë. Dhe kjo vonesë detyron tim bir që të marri personin në fjalë që Xhino ka bërë mesazhet. Personi thotë që kam kaq orë të të marr në telefon. Dhe i thotë që Xhino ka kryer këtë akt ekstrem Djali tronditet dhe i thotë që është ngatërresë. Djali ishte poshtë dritares së Xhinos. Nuk ka ngatërresë. Djali e pyet a jeton. Dhe përgjigja është që nuk jeton. I thotë personi që Xhino që komunikonte. Ky ishte personi që bënte lidhjen me stafin mjekësor.”

“Nuk ma tha askush mua. Për fatin tim të mirë nuk e ndeza televizorin. Flet me një mikeshën tonë të përbashkët. Rreth orës 9:00 më vijnë në shtëpi dhe gradualisht me thonë se çfarë ka ndodhur më thonë që nuk jeton më.” tha e ëma.

ME TE LEXUARAT