Italia drejt një mbyllje të e dytë, Conte paralajmëron nga Parlamenti

Bota
Italia drejt një mbyllje të e dytë, Conte paralajmëron nga

Italia është duke u përballur me një rritje të beftë të rasteve të reja me koronavirus duke bërë që kryeministri Conte të paralajmëroi për masa të reja strikte.

Ai është duke folur tani përballë deputetëve në Parlament duke theksuar se pasi kanë marrë të dhënat mbi treguesit e infektimit nga koronavirusi të premten e javës që mbyllëm kanë bërë një plan masash, i cili do të fillojë të implementohet duke filluar nga e mërkura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Conte tha para deputetëve se nuk bëhet fjalë për një mbyllje të plotë si ajo e marsit, por se do të aplikohen masat e nivelit 4 të rrezikut.

Ky nivel parashikon kufizim të orareve të lëvizjes, mbyllje të shkollave dhe institucioneve publike, etj.

Kryeministri italian tha se masat do të aplikohen sipas rasteve dhe infektimit sipas zonave.

ME TE LEXUARAT