Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Integrimi europian/ Soreca: Shqipëria afër përmbushjes së kushteve

Ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka drejtuar një mesazh palëve politike në Shqipëri përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Soreca thotë se Shqipëria është shumë afër përmbushjes së kushteve të kërkuara dhe palët politike duhet të gjejnë konsensusin.

Ai shton se po ashtu edhe institucionet e pavarura duhet të japin rezultate pasi mbi 90% e shqiptarëve duan integrimin europian në BE të vendit të tyre.

STATUSI NGA LUIGI SORECA

Shqipëria vazhdoi të bëjë përparim dhe marsin e kaluar bëri një hap të madh me BE kur vendosi të hapë negociatat e pranimit. Tani Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve të kërkuara. Në këtë moment kritik, të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin e konsensusit të domosdoshëm politik, dhe të gjitha institucionet e pavarura duhet të japin rezultatet e nevojshme, për të ndjekur objektivin e përgjithshëm që ata ndajnë. Kjo është ajo që dëshirojnë më shumë se 90% e popullit shqiptar

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet