Holanda skeptike për plotësimin e kushteve të BE, Balla: Shqipëria i ka bërë detyrat e veta

Politikë
Holanda skeptike për plotësimin e kushteve të BE, Balla:

Kreu i grupit parlamentar socialise, Taulant Balla ka folur për ‘skepticizmin’ e Holandës për Konferencën e parë Ndërqeveritare dhe plotësimin e kushteve të BE nga Shqipëria.

Balla zbulon se në video-konferencën online me përfaqësuesit e parlamentit holandez pak ditë më parë ka pasur vlerësimet për plotësimin e parakushteve nga Shqipëria.

Po ashtu ai shton se Shqipëria i ka bërë detyrat e veta dhe se këtë e vërteton dokumenti zyrtar i KE që e konfirmoi këtë fakt.

Ndërkohë, Balla kërkon që fushata zgjedhore e vendeve anëtare të BE mos lidhet me aspiratat e vendeve që duan integrimin në BE ndërkohë që kanë plotësuar kushtet. Ai kujton se në 2021 Holanda mban zgjedhje në mars, Franca zgjedhje rajonale në maj teksa Gjermania në shtator , por nga ana tjetër ai shprehet se është shumë më tepër optimist se hera tjetër.

Nesër Holanda ‘shtron’ në parlament çështjen e Shqipërisë teksa në një dokument zyrtar të qeverisë thuhet se rezultatet e KE për plotësimin e kushteve është jobindës.

‘’Presidenca gjermane që përfundon në 31 dhjetor ka objektivat e veta për Konferencat Ndërqeveritare.

Sa i përket vlerësimit, vlerësimi i vetëm zyrtar ësthë ai i KE, që paguhet nga taksapaguesit europiane për një fotografim korrekt të parakushteve, për ato që Shqipëria e Maqedonia kanë pasur nga Këshilli Europian në mars.

KE sikurse të gjithë jeni në dijeni, ka vlerësuar se Shqipëria i ka përmbushur parakushtet. Nuk dua të hyj në polemikë, kam pasur me kolegë të tjerë deputetë shqiptarë dhe përfaqësuesë një video-konferencë online. me parlamentin holandez, me Komitetin për Çështjet Europiane.

Edhe nga kolegët nga ana e Holandës kemi marrë vlerësimet për arritjen dhe parakushteve deri në momentin që flasim. Nëse hyjmë në çështje që s’kanë lidhje me Shqiëpri, por kur hymë tek temat e zgjerimit do thoja që ju e dini që në mars mos gaboj janë në zgjedhjet në Holandë, në maj rajonalet në Francë, në shtator në Gjermani, ajo që unë shpresoj është që vendet anëtare të BE s’duhet që fushata e tyre zgjedhore të mos i lidhin me aspiratat e vendeve që kanë plotësuar kushtet.

Konferenca e Parë Ndërqeveritare ul për herë të parë qeverinë shqiptare me kolegjin e komisionerëve europianë. Unë e kam thënë shpeshherë, jam optimist, kësaj radhe jam shumë herë optimist. Shqipëria i ka bërë detyrat e veta, këndvështrimet dhe kontekstet nuk i parashikojmë dot.”-tha Balla.

ME TE LEXUARAT