Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjyshi nuk ia lëshoi dorën nipit jetim, historia prekëse nga Izmiri

Historitë prekëse që vijnë nga Izmiri i tronditur nga tërmeti i së shtunës janë të shumta. Deri më tani numërohen 85 viktima, ndërsa vijojnë kërkimet në ndërtesat e shkatërruara.

Siç raportojnë mediat turke, sëfundmi ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat nipin dhe gjyshin e vdekur, ndërsa për fat të mirë, gjyshja doli e gjallë.

Njëri prej pjestarëve të ekipit të shpëtimit që punoi aty tregon se gjyshja nuk ia kishte lëshuar dorën prej 14 orësh nipit të vdekur që gjendej poshtë rrënojave pranë saj.

“Atij i kishte vdekur babai para katër vitesh dhe kishte ardhur për të jetuar me gjyshërit në Izmir, ku edhe humbi jetën nga tërmeti. Kjo na preku shumë”, tregon ai për mediat turke.

Më herët, ekipet e shpëtimit nxorrën të gjallë nga ndërtesa e shkatërruar edhe një 3 vjeçare, e cila ishte aty prej 65 orësh duke rritur optimizmin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet