Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjermania me masa të reja për katër javët në vazhdim

Kufizime të shumta të kontakteve, mbyllje restorantesh dhe kufizimi i rreptë i aktiviteteve: prej së hënës në Gjermani futen masa të reja në luftimin e pandemisë Corona. Fillimisht për katër javë.

Në të gjithë Gjermaninë do të mbyllen deri në fund të nëntorit objektet e kulturës dhe aktiviteteve në kohë të lirë. Kafenetë dhe restorantet do të punojnë vetëm për shitjen e mallrave jashtë objekteve, pra mund të shesin ushqime që mund të merren me vete.

Edhe për takimet e personave janë ashpërsuar masat: në ambiente të hapura mund të takohen vetëm anëtarët e dy familjeve, e kjo vlen pjesërisht edhe për takime në objekte të mbyllura. Hotelet nuk do të pranojnë turistë.

Dyqanet edhe më tej mbeten të hapura, por me kushte shumë më të rrepta se deri tani. Shkollat dhe kopshtet mbeten të hapura.
Masat do të vlejnë tani për tani deri në fund të nëntorit.

Nga mesi i muajit do të bëhet një bilanc i këtyre masave dhe do të shihet nëse ato kanë dhënë rezultatet e duhura. Por në përgjithësi mund të thuhet se masat e tanishme nuk janë aq të ashpra si në pranverë.

Qëllimi është kufizimi i kontakteve, që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor në Gjermani – në veçanti puna e stacioneve intensive.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet