Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gazetari publikon fotot: Rama dhe Meta hanë e pinë me të inkriminuarit dhe subjektet e OFL-së

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar me foto dhe me emra, të ashtuquajturit subjektet e OFL-së me të cilët, maxhoranca e akuzon kreun e shtetit se shoqërohet për të ‘bërë pazare’.

Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha ka shpërndarë fotot e presidentit Meta me Altin Hajrin dhe Xhevdet Troplinin.

Por nuk i ka harruar edhe “bëmat” e kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit, edhe pse tanimë hedh akuza ndaj kreut të shtetit, vetëm pak kohë më parë i cilësoi si normale pozat e tij me një tjetër subjekt të OFL-së, Ardian Çapja.

“Bëni sikur ziheni, sa herë fillon fushata elektorale, për t’i hedhur hi syve të popullit.

Nuk janë problem subjektet e OFL-së, ata i dimë dhe i njohim me kohë, problem janë “objektet”, të cilët rrinë me subjektet e OFL-së, duke u siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri…

Në vend t’u çojnë formularin e operacionit forca e ligjit “Objekteve”, që drejtojne shtetin, ua çojnë subjekteve të OFL-së, që paguajnë edhe drekat e darkat, edhe shpenzimet e fushatave elektorale….,”-shkruan ndër të tjera gazetari Hoxha.

KUSH JANË SUBJEKTET E OFL-së?

Xhevdet Troplini, i njohur me pseudonimin “Poja” u arrestua për trafik ndërkombëtar të drogës në vitin 2006 dhe dosja ka ardhur nga drejtësia italiane pas përgjimeve ndaj tij dhe disa bashkëpunëtoreve.

Droga kalonte nga Turqia, në Shqipëri dhe më pas në Itali.

Ardian Çapja është shënjestra e atentateve. Familja Çapja në Elbasan është akuzuar si e përfshirë në shumë ngjarje kriminale.

Altin Hajri, është i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali.

Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

POSTIMI I PLOTË:

S’kanë faj subjektet e OFL, por OBJEKTET në krye te shtetit, që hanë e pinë me ta…

Kane dy jave, qe dy “objektet” kryesore ne krye te shtetit, presidenti i Republikes dhe kryeministri, po konfliktohen me njeri-tjetrin, se kush me shume e kush me pak, eshte takuar neper skuta me subjekte te OFL(Operacioni Forca e Ligjit).

Në pamje te pare, duket nje beteje parimore, mes dy shtetareve, qe jane gati të japin edhe “jeten” për zbatimin e ligjit.

Nese e keni harruar zoterinj udheheqes te ketij shteti, ju jo vetem jeni takuar neper skuta te erreta me subjekte të OFL-se, por jeni takuar haptazi, keni ngrene e keni pire me ta, keni kercyer e kenduar, madje keni pozuar si super star me subjektet e OFL-se…

Prandaj zoterinj udheheqes mos u ankoni, sepse sebashku keni 8 vite, qe e qeverisni kete vend, njeri 8 vite kryeminister, e tjetri 4 vite kryetar parlamenti e 4 vite president.

Pastaj beni sikur ziheni, sa here fillon fushata elektorale, per t’i hedhur hi syve te popullit.

Nuk jane problem subjektet e OFL-se, ata i dime dhe i njohim me kohe, problem jane “Objektet”, te cilet rrine me subjektet e OFL-se, duke u siguruar mbrojtje dhe paprekshmeri….

Në vend t’u çojne formularin e operacionit forca e ligjit “Objekteve”, qe drejtojne shtetin, ua çojne subjekteve të OFL-se, qe paguajne edhe drekat e darkat, edhe shpenzimet e fushatave elektorale….

Në foto:

Kryeministri Rama me subjektin e OFL, A.Çapja në ambjentet e hotelit të tij.

Presidenti Meta, ne dreke “pune” me subjektet e OFL-se, A.Hajri dhe Xh.Troplini…

Si dhe lajmet, kur OFL, u ka çuar formularin subjekteve të mesiperme….

Prej kohësh, kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Meta se “takohej” skutave me subjekete të OFL-së, akuza të cilat kreu i shtetit i ka mohuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet