Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gazetari nxjerr fotot e Ramë dhe Metës: Hanë e pinë me subjektet e OFL

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto me te cilat pretendon e kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta “hane e pine” me subjektet dhe ojektet e OFL-se.

Postimi i Artan Hoxhes:
S’kanë faj subjektet e OFL, por OBJEKTET në krye te shtetit, që hanë e pinë me ta…

Kane dy jave, qe dy “objektet” kryesore ne krye te shtetit, presidenti i Republikes dhe kryeministri, po konfliktohen me njeri-tjetrin, se kush me shume e kush me pak, eshte takuar neper skuta me subjekte te OFL(Operacioni Forca e Ligjit).

Në pamje te pare, duket nje beteje parimore, mes dy shtetareve, qe jane gati të japin edhe “jeten” për zbatimin e ligjit.

Nese e keni harruar zoterinj udheheqes te ketij shteti,
ju jo vetem jeni takuar neper skuta te erreta me subjekte të OFL-se,
por jeni takuar haptazi,
keni ngrene e keni pire me ta,
keni kercyer e kenduar,
madje keni pozuar si super star me subjektet e OFL-se…

Prandaj zoterinj udheheqes mos u ankoni, sepse sebashku keni 8 vite, qe e qeverisni kete vend, njeri 8 vite kryeminister, e tjetri 4 vite kryetar parlamenti e 4 vite president.
Pastaj beni sikur ziheni, sa here fillon fushata elektorale, per t’i hedhur hi syve te popullit.

Nuk jane problem subjektet e OFL-se, ata i dime dhe i njohim me kohe, problem jane “Objektet”, te cilet rrine me subjektet e OFL-se, duke u siguruar mbrojtje dhe paprekshmeri….

Në vend t’u çojne formularin e operacionit forca e ligjit “Objekteve”, qe drejtojne shtetin, ua çojne subjekteve të OFL-se, qe paguajne edhe drekat e darkat, edhe shpenzimet e fushatave elektorale….
Në foto:
Kryeministri Rama me subjektin e OFL, A.Çapja në ambjentet e hotelit të tij.
Presidenti Meta, ne dreke “pune” me subjektet e OFL-se, A.Hajri dhe Xh.Troplini…
Si dhe lajmet, kur OFL, u ka çuar formularin subjekteve të mesiperme….

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet