Francesco Totti infektohet me Covid-19, pak kohë pasi i vdiq babai nga i njëjti virus
Lajmifundit
/
2 Nëntor 2020, 15:48
Sport

“Sky Sport Italia”, raporton se edhe ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, së fundmi ka rezultuar pozitiv me virusin Covid – 19.
Ky raporton thekson se ish-reprezentuesi i Kombëtares së Italisë iu nënshtruar testit pasi kishte vërejtur disa simptoma për disa ditë me radhë.
Testet e bëra kanë konfirmuar se ai është infektuar me coronavirus. Gjithsesi bëhet e ditur se shëndeti i Totti po përmirësohet.
Në muajin tetor, Tottit i kishte vdekur babai pasi ishte infektuar me coronavirus në moshën 76 vjeçare.
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250