Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Foto/ Treni ndalet mbi skulpturën e balenës në Hollandë, u përplas me barrierat e një stacioni

Një tren pasagjerësh që u përplas me barrierat e një stacioni në Hollandë, ndaloi në ajër mbi bishtin e skulpturës 9 metra të lartë të një balene.

Aksidenti ndodhi sot në mesditë në stacionin e De Akkers në qytetin holandez të Spijkenisse, ku në vend që vagoni të përplasej në ujin poshtë tij, mbeti dramatikisht i varur në ajër, i mbajtur nga bishti i balenës.

Në momentin e incidentit në vagon nuk kishte pasagjerë dhe makinisti nuk u lëndua, edhe pse u trondit.

Gjatë aksidentit pjesa e poshtëme e vagonit ishte ë dëmtuar rëndë dhe thuajse të gjitha dritaret e tij ishin thyer.

“Treni i metrosë doli nga shinat dhe mbeti i varur te monumenti i quajtur ironikisht ‘I shpëtuar nga bishti i balenës’, dhe kjo ndodhi vërtet”, tha Carly Gorter zyrtar i sigurisë rajonale të Rijnmond.

“Vetëm prej bishtit të balenës shoferi i trenit arriti të shpëtonte, është e pabesueshme”, shtoi ai.

Shoferi më vonë u mor në pyetje ndërsa shkaku i aksidentit është ende duke u hetuar.

Autoritetet tashmë përballen me detyrën e heqjes së trenit nga vendi i çuditshëm i ngecjes, si dhe rihapjen e stacionit. “Do të jetë një punë e gjatë”, tha një zyrtar i policisë për mediat.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet