Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha ngre shqetësimin: 5 pedagogë të Ekonomikut janë larguar në emigrim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim me pedagoge ku kanë folur për problematikat e arsimit të lartë në fillim të vitit të ri akademikë për periudhën 2020-2021.

Në takim është folur edhe për largimin e pedagogëve nga vendi ynë.

Basha është shprehur se vetëm në fakultetin e ekonomisë janë larguar në vendet perendimore 5 pedagogë, ndërkohë këtë gjë e ka konfirmuar se numri i pedagogëve që janë larguar mund të jetë edhe më shumë.

Pjesë nga Biseda:

Basha: Pedagoget janë larguar në emigracion, 5- 6 pedagogë vetëm nga fakulteti i ekonomisë.

Pedagogu: Po, ndoshta mund të jenë edhe më tepër por nuk di ta them saktë. Petagogët brenda 6 muajsh janë larguar nga vendi ynë, vetëm nga fakulteti ekonomik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet