Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha me studentët: Vendimi për mësim online duhet të ishte bërë me dije më herët, të mos kishin shpenzuar

Kreu i PD Lulzim Basha në takim me studente e studentë në Qytetin Studenti sot në ditën e parë të fillimit të vitit të ri akademik, ka deklaruar se masat duhet të ishin lajmëruar më herët.

“Vala e dytë e infeksionit është një valë që sdo e ndalte askush por unë kam 5 javë që i bëj thirrje qeverisë të marrë masa.

Kemi shpenzimet më të larta në rajon për koncesionet. skanë testim skanë para për të blerë ilaçet. Nuk ka tamponë as në Tiranë as në rrethe.

Qeveria ka braktisur të gjithë. Ju të gjithë keni bërë shpenzime par se të filloni vitin e ri shkollor. Të tjerë kanë paguar shpenzimet e shtëpisë, qeranë. Ka një mungesë totale pandjeshmërie.

Kjo situatë duhej të ishte bërë e ditur më herët dhe duhet të ishin marrë masat më parë që ju të mos shpenzonit në rradhë të parë. Këto shpenzime të mos ishin bërë”, tha Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet