Basha i kthehet prerë Ramës: Ndal së vjedhuri dhe jepu lekët shqiptarëve! Asgjë s’vlen më shumë se jeta e tyre

Politikë
Basha i kthehet prerë Ramës: Ndal së vjedhuri dhe jepu lekët

Kryedemokrati Lulzim Basha i përgjigjet sërish kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të shohë testimet, të rimbursojë ilaçet e pacientëve të infektuar me koronavirus, që po kurohen në shtëpi, dhe të shtojë kapacitetet mjekësore.

Teksa i kërkon prerë të ndalë së vjedhuri dhe t’iu japë lekët shqiptarëve, Basha deklaron se asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi,shto kapacitetet mjekësore.Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve!”, thekson Basha.

ME TE LEXUARAT