Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha: Duhet t’u vijmë në ndihmë studentëve. Pas 25 prillit do ta shërojmë Shqipërinë

Kryedemokrati Lulzim Basha i kërkon qeverisë të ndalojë pagesat korruptive dhe t’u vijë në ndihmë studentëve, që çdonjëri prej tyre të zhvillojë mësimin në mënyrë efikase.

Në një mesazh pas takimit me studentët, Basha shkruan se papërgjegjshmëria dhe keqmenaxhimi i situatës nga qeveria, ka vënë sot në vështirësi studentët e të gjitha universiteteve të Shqipërisë.

Kreu i PD shpalos një pjesë të programit të opozitës, teksa thotë se ‘pas 25 prillit, bashkë me të rinjtë e të rejat e këtij vendi, ne do ta shërojmë Shqipërinë’.
MESAZHI I PLOTË I BASHËS

Papërgjegjshmëria dhe keqmenaxhimi i situatës nga qeveria, ka vënë sot në vështirësi studentët e të gjitha universiteteve të Shqipërisë.

Kohë e humbur, para të shpenzuara, tarifa të larta, kosto të shtuara dhe mësim jo efikas për shumicën prej tyre, janë shqetësimet që ngritën studentët.

Qeveria duhet menjëherë të ndalojë pagesat korruptive dhe t’u vijë në ndihmë studentëve, t’i mbështesë financiarisht dhe të krijojë kushte, që çdo student në Shqipëri të zhvillojë mësimin në mënyrë efikase.

Pas 25 prillit, bashkë me të rinjtë e të rejat e këtij vendi, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Asnjë i ri nuk do të mbetet pa arsimin e lartë për shkak të kushteve ekonomike.

Me planin tonë, studentët nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës studentore.

Studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të paguajnë gjysmën e tarifës.

Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare.

10 mijë studentë shqiptarë në vit, do të mund të kryejnë stazhe të paguara deri në 30 mijë lekë në muaj.

Prioriteti im, është t’u krijoj këtu në Shqipëri mundësi të rinjve, për arsim cilësor, punë dhe mirëqenie.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet