Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Balla zbardh detaje nga mbledhja në PS, thirrje opozitës: Hiqni dorë nga politikat djallëzore dhe fyerjet ndaj mjekëve!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zbardhi detaje nga takimi i sotëm në selinë rozë mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë të PS në qarqe.

Balla tha se sot në takim kanë qenë të pranishëm edhe ministrat dhe temë kryesore diskutimi ka qenë adresimi i problematikave të qytetarëve. Mes të tjerash, Balla iu drejtua me një thirrje dhe opozitës, duke i kërkuar të mos bëjë politikë me situatën e krijuar nga koronavirusi.

“Ka pasur një raportim të ecurisë së punëve tona organizative. Në vëmendjen tonë të përhershme janë dhe problematikat që ngrenë qytetarët. Edhe në mbledhjen e sotme ka pasur një raportim të të gjitha çështjeve. Përveç drejtuesve politik të qarqeve, në mbledhjen e sotme ishin dhe ministrat, për të ndjekur çdo lloj problematike. Vëmendja jonë është për njerëzit, ndaj dhe qasja jonë për të adresuar problematikat e tyre është e vetmja.

Ne vijojmë një komunikim të vazhdueshëm në çdo cep të territorit. Shpreh mbështetjen time dhe të kolegëve të mi për të gjithë bluzat e bardha, që janë në krye të detyrës, por kryesisht në qendrat spitalore, ku po përballen me të sëmurët. Ju shpreh falënderimet më të sinqerta për një punë të shkëlqyer që po bëhet. I bëj një thirrje miqësore politikanëve të së keqes, që të heqin dorë nga politika djallëzore dhe fyerjet e padrejta që iu adresojnë atyre që janë në krye të detyrës. Nuk ka asnjë opozitë kaq djallëzore në botë që të bëjë politikë me këtë situatë”, tha Balla.

Pse ka vetëvrasje në spitale?
Raste të tilla kanë ndodhur dhe në botë. Ju shpreh ngushëllime familjarëve. Më vjen keq për përpjekjen e katër politikanëve të së keqes, që sot mundohen të përdorin fatkeqësinë për llumin e tyre politik.

A po i rrezikoni qytetarët që i thërrisni në miting herë pas here?
Nuk dua t’i përgjigjem pyetjes. Nuk ndodh në asnjë takim tonin të ketë qytetarë pa maska, me përjashtim të atyre që e kanë kaluar Covid-in.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet