Ambasada amerikane: Gazetarët nuk duhet të kërcënohen nëse bëjnë pyetje të vështira

Aktualitet

Ambasada amerikane mbron gazetarët ndërsa shkruan në “Facebook” se ata nuk duhet të sulmohen.

Në njoftim, ambasada shprehet se SHBA-të mbështesin rolin e gazetarëve në gjithë botën ndërsa thekson se janë thelbësor për demokracinë.

Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

SHBA mbështesin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Ata janë burim i llogaridhënies dhe informacionit.

Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet.” Ambasadorja e SHBA Yuri Kim

ME TE LEXUARAT