3-vjeçarja e “lindur me këmishë”, nxirret e gjallë pas 65 orësh nga gërmadhat e ndërtesave në Izmir

Bota
3-vjeçarja e “lindur me këmishë”, nxirret e

Elif, një 3-vjeçare u shpëtua nga rrënojat e një pallati që u shemb në Izmir të Turqisë, si pasojë e tërmetit vdekjeprurës të së premtes.

3-vjeçarja Elif Perincek, sipas asaj që shkruajnë mediat turke, u shpëtua mëngjesin e së hënës, pas më shumë se 65 orësh. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se më herët ishin nxjerrë nga rrënojat edhe nëna e të miturës së bashku me dy motrat e saj, por fatkeqësisht njëra prej tyre kishte humbur jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7 të Shkallës Rihter, që ra në detin Egje të premten, deri më tani i ka marrë jetën 79 personave në Turqi. 2 të tjerë humbën jetën në ishullin grek të Samosit. Të plagosurit janë të paktën 962, 219 prej të cilëve po trajtohen në spital.

Më shumë se 900 pasgoditje u regjistruan që prej tërmetit fillestar, 42 prej të cilëve me magnitudë mbi 4.

Përpjekjet për të gjetur të mbijetuarit që mund të kenë mbetur nën rrënojat e ndërtesave në Izmir vijojnë pa ndërprerje. Ministri Koca tha se nuk dihet sa persona mund të jenë nën to.

ME TE LEXUARAT