‘Tërhiqet’ Macron: E kuptoj tronditjen e muslimanëve për karikaturat e Profetit Muhamed

Bota
‘Tërhiqet’ Macron: E kuptoj tronditjen e muslimanëve

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tentuar të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke thënë se e kupton zemërimin e tyre prej karikaturave të Profetit musliman.

Ai shtoi në intervistën me rrjetin e Katarit, Al Jazeera, se nuk do të pranojë kurrë që ato mund të justifikojnë dhunën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zhvillimi vjen pas sulmit vrasës të së enjtes me thikë në një kishë në Nice dhe disa të tjerë që pasuan dje dhe sot në Francë. Vendi është vënë në alarm për të tjera sulme urrejtjeje.

Shumë vende muslimane kanë nxitur bojkot të mallrave franceze kur Macron mbrojti të drejtën e shfaqjes së karikaturave, në kontekstin e lirisë së shprehjes.

Presidenti francez tha gjithashtu se besonte se reagimet e ashpra nga vendet muslimane kishin ardhur pasi njerëzit gabimisht besojnë se ai i mbështet karikaturat, apo se ato mund të jenë krijuar nga shteti francez.

“Unë i kuptoj ndjenjat që po shprehen dhe i respektoj ato. Por ju duhet të kuptoni rolin tim, që është të bëj dy gjëra; Të promovoj qetësinë dhe gjithashtu të promovoj të drejtat”, tha Macron duke iu referuar lirisë së shprehjes për ata që krijuan karikaturat.

“Sot në botë ka njerëz që shtrembërojnë fenë islame dhe në emër të fesë që pretendojnë se mbrojnë ata vrasin … sot praktikohet dhunë nga individë dhe lëvizje në emër të fesë islame”.

Macron shtoi se bojkoti i mallrave franceze mes zemërimit prej karikaturave është “pa vlerë” dhe “i papranueshëm”.

ME TE LEXUARAT