Sulm me thika në Kanada, dy të vdekur në Quebec

Bota
Sulm me thika në Kanada, dy të vdekur në Quebec

Dy persona janë vrarë me thikë për vdekje në qytetin kanadez të Quebec nga një burrë i armatosur me shpatë dhe i veshur me rroba mesjetare, thotë policia.

Pesë persona të tjerë u plagosën. Një burrë rreth të 20-ave u arrestua pak para orës 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT), thanë oficerët, raporton BBC.

Policia ka këshilluar banorët që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, ndërsa për ngjarjen po zhvillohet një hetim. Sulmi ndodhi në lagjen historike të Vjetër Quebec.

Pas arrestimit të agresorit pranë parkut të biznesit Espace 400e, burri u dërgua në spital. Gazetarët në vendngjarje kanë postuar në Twitter foto të një komande të policisë jashtë ndërtesës së Parlamentit të Quebec.

Ende nuk është e qartë se përse ka ndodhur ky sulm me thika. Kujtojmë se Franca është një tjetër shtet i madh, që u godit nga disa sulme terrori, por nuk dihet nëse edhe ngjarjet në Kanada kanë apo jo lidhje me terrorizmin.

ME TE LEXUARAT