Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mirditë, 59-vjeçari kapet me 17 kg drogë dhe armë zjarri

Policia e Mirditës ka arrestuar një 59-vjeçar, pasi u kap me 17 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa, si dhe me armë pa leje. Në njoftimin e policisë, thuhet se 59-vjeçarit iu gjet droga e arma në banesë.

Njoftimi i policisë:

Mirditë ,Lezhë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kaçinari”.

Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve ,në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin Mirditë.

Sekuestrohen 17 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis dhe armë zjarri.

Vihet në pranga 59 vjeçari, poseduesi i tyre.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje , bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kaçinar , Mirditë , një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kaçinari” ,ku u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N.Gj.,59 vjeç, banues në fshatin Kaçinar , Mirditë .

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet