Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mbi 800 të plagosur, shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Eshte rritur edhe me tej permasa tragjike e pasojave te termetit ne Turqi. Ky vend vijon të jetë në panik për shkak tërmetit tronditës të mesditës së të premtes me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter.

Mediat raportojnë se mëngjesin e te dieles se ka shkuar në 51 numri i viktimave nga tërmeti që tronditi qytetin e Izmirit.

Lekundjet e forta ne zonen kufitare mes dy vendeve shkaktuan pasoja edhe ne Greqi.

Deri më tani janë konfirmuar dy viktima edhe në ishullin grek, Samos, ku mësohet se kanë humbur jetën dy të rinj 15 dhe 17 vjeç.

Nga raportimet e fundit, bëhet e ditur se numri i të plagosurve ka shkuar në 896.

Autoritetet zyrtare turke njoftojnë se tërmeti i fortë është shoqëruar me qindra pasgoditje. Po ashtu mësohet se presidenti Erdogan ka inspektuar nga afër zonën e goditur nga tërmeti i fuqishëm.

Tërmeti në Detin Egje, me qendrën e tij pranë rrethit Seferihisar, u ndje shumë në Izmir, ku shkaktoi panik të madh tek qytetarët.

Shumë shtëpi dhe pallate u shembën, ndërsa ende vijojnë kërkimet nën rrënoja me shpresë për të gjetur njerëz të gjallë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet