Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dasmë me 300 të ftuar, Fjolla Morina martohet me biznesmenin që i ndryshoi jetën

Marrëdhënia e këngëtares Fjolla Morina me biznesmenin Fisnik Syla po kalon në një etapë tjetër.
Pasi bëri publike lidhjen dhe i tha “po” propozimit të tij për martesë, këngëtarja ka nisur përgatitjet për dasmën, një ceremoni VIP që do të mbahet në Prishtinë pas daljes nga masa “Arrest shtëpie” ku ndodhet në Kukës.

Ajo publikoi një foto në “Instagram” me stilistin e saj dhe shkroi: “Duke menduar ide për dasmën!”. Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Fjolla po përgatitet për një ceremoni VIP mjaft luksoze, ku do të ketë 300 të ftuar, mes të cilëve jo vetëm politikanë e biznesmenë të Kosovës, por edhe këngëtarë, kolegë të saj.

Lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që i ndryshoi jetën në 365 ditë u zbulua pas arrestimit të këngëtares në pikën kufitare të Morinës, pasi iu gjetën dy pistoleta në makinë. Çifti po udhëtonte së bashku në makinën luksoze, që Fisnik Syla ia bleu disa ditë para ngjarjes.

Fillimisht ajo e mohoi lidhjen mes tyre, duke thënë se “mes tyre nuk kishte lidhje intime dhe se po shkatërrohej familja e një njeriu, që nuk e meritonte”.

“Të shkruani me emër dhe mbiemër, dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua, kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu, i cili nuk meriton këtë ‘show’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë!”, shkroi nëna e dy vajzave në një postim në “Instagram”, teksa qëndronte në arrest shtëpie në Kukës.

Këngëtarja dhe biznesmeni pranuan se ishin në një romancë në dëshmitë e tyre në Gjykatë, ndërkohë që kanë pasuar me postimin e fotove romantike në “Instagram”-et e njëri-tjetrit.

“Me Fisnik Sylën jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat. Dua të deklaroj se mund të jem edhe shtatzënë pasi një test paraprak më ka dalë pozitiv”, u shpreh ajo, ndërsa rezultoi më vonë se kjo nuk ishte e vërtetë kur tha se ishte në pritje të një fëmije.

Fjolla Morina ne gjykaten e Kukesit
Fjolla Morina ne gjykaten e Kukesit

Pas zbulimit të lidhjes së Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës, u zbulua se ky i fundit kishte qenë i martuar dhe ishte baba i dy fëmijëve. Për mediat e Kosovës, ish-bashkëshortja e biznesmenit pohoi faktin që Fjolla Morina i prishi familjen, dhe sipas saj, martesa e tyre zgjati 10 vite duke përfunduar për shkak të lidhjes së Fisnik Sylës me këngëtaren.

“Atyre që deshën shkatërrimin e familjes, marrshin nga jeta atë që e meritojnë!”, tha mes të tjerash ajo, duke shtuar se “njeriu qenka më i fortë se guri”.

Pak ditë më parë, Fjolla Morina mori propozimin për martesë nga biznesmeni Fisnik Syla. Dhe që nga ajo kohë, këngëtarja nuk ndal fotot me biznesmenin, duke treguar se është më e dashuruar se kurrë.

“Kam zemrën time në krah”, shkroi ajo krah një imazhi ku pozonte e lumtur pranë partnerit.

Më 19 shtator të këtij viti këngëtarja Fjolla Morina u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës bashkë me një biznesmen kosovar dhe shoferin e saj. Ata u kapën me armë zjarri brenda makinës.

Ndërsa këngëtarja u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” në Kukës, biznesmeni Fisnik Syla u la i lirë nga gjykata pas rreth dy javësh. Atëherë u aludua në media për lidhjen midis këngëtares dhe biznesmenit, por tani është Fjolla Morina që ia shpreh publikisht dashurinë.

Duket se ditët në qeli dhe vështirësitë pas arrestimit kanë shërbyer për të forcuar lidhjen e tyre. Këtë nuk nguron ta shprehë as vetë këngëtarja. Sipas saj, dashuria është në gjendje të përballojë çdo vështirësi dhe çdo pengesë dhe se ajo fiton mbi gjithçka. Dhe në “pengesën” e fundit duket se këngëtarja dhe biznesmeni kanë fituar njëri-tjetrin.

“Thonë që në dashuri fiton kush ikën! Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhembjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë, atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëritjetrin. Të dua Fisnik Syla!“, shkruan ajo në rrjetet sociale për partnerin 29-vjeçar.

Nëna e dy vajzave, e cila qëndronte në arrest shtëpie në Kukës, teksa kërkoi që të “mos futen në valle njerëz familjarë”, tha se fajet e saj do t’i marrë vetë mbi supe. Syla është personi që i dhuroi makinën luksoze disa ditë para ngjarjes dhe në videon e publikuar nga Fjolla, në sfond dëgjohet zëri i një mashkulli, fytyrën e të cilit ajo nuk e tregoi.

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator, ndërsa Policia lokale bënte me dije se 34-vjeçarja është kapur pasi në çantën që kishte në makinën që drejtonte vetë, iu gjet armë zjarri pistoletë. Bashkë me të u ndaluan edhe dy personat që ishin në makinë, ndërkohë që në bagazh i është gjetur një pistoletë, në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Vendimin për t’u martuar, Fjolla Morina e merr pasi ishte përfolur në media për një lidhje me biznesmenin më të ri në moshë, Fisnik Syla, i cili jeton në Belgjikë, aty ku ka edhe një rrjet hotelesh dhe restorantesh.

Pikërisht me pasurinë që ka, ai ka arritur t’i ndryshojë jetën Fjollës, duke i bërë dhurata super të shtrenjta nga makina, biznesi e deri te vila. Edhe pse një vit problematik, sidomos në çështjen e parave dhe ekonomisë, për Fjollën ka rezultuar ndryshe.

Brenda një viti ajo u ka prezantuar ndjekësve të saj pasurimin e shpejtë me super-vilë, super-biznes në Prishtinë dhe në fund një makinë luksoze dhuratë. Para arrestimit, Fjolla Morina publikoi një video të momentit kur suprizohej nga një mashkull, i cili i bëri dhuratë një makinë “Audi Q7”.

“Hajt për hajër, ta gëzosh!”, dëgjohej ai duke i thënë. Ndërsa i kërkonte të ndizte makinën: “Pse nuk i provove çelësat”? “Nuk jam gati”, i kthehej ajo e emocionuar.

Fjolla nuk zbuloi identitetin e mashkullit misterioz, që mesa duket, është partneri i saj. Por makina ishte një nga të mirat materiale që Fjolla bëri të vetat këtë vit. Ajo është bërë me shtëpi të re super-luksoze, dhe e këtë gjë e tregoi përmes një postimi në “Instagram”.
Ajo publikoi një fotografi, në të cilën tregonte se si duket nga jashtë vila e saj, duke u shprehur se ndihej e bekuar. “E bekuar në shtëpinë time të re!”, shkruante ajo sipër fotos. Ndërkohë që pak kohë më parë ajo inauguroi një super-dyqan luksoz në Prishtinë, ku shet veshje të shtrenjta.

Mediat e Kosovës kanë nisur me pyetjet se nga i burojnë gjithë këto para Fjollës, e cila duket se muzikën e bën për qejf. Kujtojmë se projekti i fundit nga Fjolla Morina titullohet “Kape”, i shoqëruar edhe me videoklip.

Le të shohim se si do të duket nuse Fjolla, ndërkohë që flitet se ajo pas martesës do t’i dedikohet më shumë biznesit sesa muzikës muikës.
(PanoramaPlus)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet