Bilanc lufte nga tërmeti në Turqi, 51 të vdekur e mbi 900 të plagosur

Bota
Bilanc lufte nga tërmeti në Turqi, 51 të vdekur e mbi 900 të

Të paktën 51 vetë kanë vdekur dhe rreth 900 janë plagosur nga tërmeti që rrëzoi ndërtesat në qytetin turk të Izmirit dhe krijoi dallgë të fuqishme në të paktën dy ishuj grekë.

Ekipet e shpëtimit në Turqi nxorrën të dielën në mëngjes një të mbijetuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur. Burri, i identifikuar si Ahmet Citim, mbijetoi për 33 orë nën rrënojat e një ndërtese banimi që ishte rrafshuar nga tërmeti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi Izmirin të shtunën në mbrëmje dhe premtoi se qeveria do të ndihmojë viktimat që humbën shtëpitë e tyre me strehim të përkohshëm dhe qera, dhe do të fillojë ndërtimin e banesave të reja.

Tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7 e kishte epiqendrën rreth 250 kilometra nga brigjet e ishullit grek të Samos, duke tronditur detin Egje që ndan Turqinë dhe Greqinë. Qindra pasgoditje kanë vazhduar.

Vetëm disa orë pas tërmetit, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i telefonoi si rrallë here presidentit turk për t'i shprehur ngushëllimet e tij.

“Cilatdo qofshin mosmarrëveshjet tona, këto janë kohë kur njerëzit duhet të qëndrojnë të bashkuar,” shkroi zoti Mitsotakis në Twitter.

Erdogani u përgjigj: “Dy fqinjë që tregojnë solidaritet dhe mbështetje në kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra në jetë”.

Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur diplomacinë greko-turke pas tërmetit dhe kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar të dy vendet e NATO-s.

"Është mirë të shohësh të dy vendet që lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre për të ndihmuar njëri-tjetrin në kohë nevoje. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të gatshme të ndihmojnë", tha këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O'Brien.

Franca gjithashtu ofroi ndihmë për vendet, duke dhënë "solidaritet të plotë si për Greqinë ashtu edhe për Turqinë".

ME TE LEXUARAT