Shkelje e detyrës, Olsian Çela kërkon hetim për prokurorin Shkëlqim Kokona

Aktualitet
Shkelje e detyrës, Olsian Çela kërkon hetim për prokurorin

Prokurori i Përgjithshëm i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) Olsian Çela ka kërkuar hetim për prokurorin e Shkëlqim Kokona.

Shkëlqim Kokona është prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 30.10.2020 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Pas informacioneve të marra nga Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona në lidhje me funksionin e tij si magjistrat sipas nenit 102 pika 1 gërma “b” të ligjit 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 48/2019.

Ky është rasti i parë që nga krijimi i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që Prokurori i Përgjithshëm i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e inspektimit disiplinor për një prokuror, shprehje kjo e vullnetit për të kontribuar në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, përmes një qasje proaktive dhe rritjes se koordinimit ndërinstitucional, duke synuar rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë.

ME TE LEXUARAT