Rëndohet bilanci, shkon në tre numri i shqiptarëve që humbën jetën në Izmir
Numri i shqiptarëve që kanë ndërruar jetë pas tërmetit të fuqishëm në Turqi, ka shkuar në tre.
Pas 64-vjeçares që u gjet e vdekur duke përqafuar të birin, kanë ndërruar jetë edhe dy shqiptarë të tjerë nga Kosovë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Bëht fjalë për një çfit bashkëshortësh, Hatixhe dhe Bajram Dogruja (70 dhe 73 vjeç).
Edhe këta të dy, njësoj si viktima e parë, janë pjesë e shqiptarëve që janë zhvendosur në Turqi në vitin 1956.
Në total numri i viktimave nga tërmeti në Turqi ka shkuar në 35 dhe 885 persona janë plagosur.
Në Greqi, në ishullin Samos që u prek gjithashtu nga tërmeti, vdiqën dy të rinj, adoleshentë, teksa ktheheshin nga shkolla.
Misionet e kërkim shpëtimit vijojnë punën në tre zonat më të prekura Bornova, Bayraklı dhe Karşıyaka.