Rëndohet bilanci në Izmir, shkon në 36 numri i të vdekurve, mbi 820 të plagosur

Bota
Rëndohet bilanci në Izmir, shkon në 36 numri i të vdekurve,

Vijojnë pa ndalim operacionet e kërkim-shpëtimit në Izmir të Turqisë ku shpresohet se ende nën rrënojat e ndërtesave ka persona të mbijetuar.

Sipas të dhënave të fundit, të paktën 36 persona kanë humbur jetën deri më tani nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe dy në ishullin Samos në Greqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë raportohet se numri i të plagosurve ka shkuar mbi 820 persona.

Operacionet e shpëtimit vijojnë të jenë delikate pasi qyteti i Izmirit është ende duke përjetuar pasgoditjet e tërmetit fatal.

Gjatë natës kërkimet vijuan në 20 ndërtesat e shkatërruara, operacionet përfunduan në 8 ndërtesa ndërsa vijojnë kërkimet në 9 vendndodhje të tjera.

ME TE LEXUARAT