Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Rama e di që do të humbasë thellë”, Basha: Po krijon thashetheme, por s’bëhemi pjesë e lojës së tij!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se asgjë nuk e ndal ndryshimin, duke shtuar se kryeministri Edi Rama nuk shpëton nga llogaridhënia për 7 vitet e keqqeverisjes dhe premtimet e pambajtura.

Teksa deklaroi se Edi Rama e di që do të humbasë thellë, Basha theksoi se platforma e PD për zgjidhjen e halleve të shqiptarëve vazhdon të jetë pjesë e përditshme e komunikimit me qytetarët.

“Asgjë nuk e ndal ndryshimin, asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga llogaridhënia për 7 vite keqqeverisje dhe premtime të pambajtura. Edi Rama e di që do të humbasë thellë, kjo është arsyeja pse ndryshoi ligjin, pse krijon thashetheme pa vlerë. Ne nuk do ta ndjekim në këtë lojë, nuk do të bëhemi pjesë e lojës së tij. Ai e ka pasur shansin të tregojë veten dhe e ka treguar. Ai është shkaktari i shkatërrimit të ekonomisë, i largimit të shqiptarëve, i kolapsit dhe ditës më të zezë për shqiptarët.

Ne jemi të fokusuar të nxjerrim Shqipërinë nga gropa ku e ka futur Rama. Ndryshimi është i pashmangshëm. PD prej gati dy vitesh në terren, që shfaq platformën e saj. Programet tona dhe zgjidhjet për shqiptarët janë publikuar, vazhdojnë të jenë pjesë e përditshme e komunikimit tonë me shqiptarët. PD ka prekur problemet dhe iu ka ofruar atyre zgjidhje”, tha Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet