Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përplasen dy automjete te Terminali në Tiranë, bllokohet totalisht lëvizja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë Terminalit të Autobusëve në Tiranë.

Një kamion dhe një “Benz” janë përplasur, fatmirësisht pa dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Dy drejtuesit nuk kanë lëvizur nga vendi i ngjarjes në pritje të policisë, çka ka sjellë dhe bllokim total të trafikut.

Mësohet se shoferët kanë zbritur nga makinat dhe situata vijon e njëjtë prej më shumë se 30 minutash, ku makinat nuk lëvizin asnjë centimetër dhe rruga Institut-Tiranë është bllokuar tërësisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet