Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

PD: Inceneratori nuk ekziston, por në Tiranë paguhen miliona për djegien e mbetjeve

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa shprehet se landfilli i Sharrës dhe inceneratori i Tiranës i kanë kushtuar qytetarëve të Tiranës miliona euro.

Zhupa thekson se qytetarët e Tiranës paguajnë çdo muaj afërsisht 1.2 milionë euro nga taksat për pastrimin e qytetit dhe për menaxhimin e mbetjeve të qytetit të Tiranës. Mirëpo, në shkëmbim, sipas Zhupës, nuk merret asgjë nga milionat euro që harxhohen.

Për Zhupën, të gjitha këto para shkojnë tek pronarët që nuk dihen, si dhe në parajsa fiskale.

“Ne së fundmi paguajmë edhe inceneratorin e Tiranës, që të bëjë djegien e mbetjeve që nuk janë të riciklueshme. Por as ky proces nuk kryhet, sepse inceneratori sot që ne flasim nuk ekziston. Pra, ne paguajmë çdo muaj afërsisht 1.2 milion euro nga taksat tona për pastrimin e qytetit dhe për menaxhimin e mbetjeve të qytetit të Tiranës. Dhe në shkëmbim nuk marrim asgjë nga milionat euro që jemi duke harxhuar.

Ne paguajmë shumë shtrenjtë këtë shërbim edhe duke paguar një rritje në tarifën e pastrimit që ka vendosur bashkia Tiranës për qytetarët e Tiranës, për biznesin e vogël dhe të madh të Tiranës. Konkretisht e ka rritur çmimin e tarifës së pastrimit me 15%, para këto që janë të destinuara për inceneratorin që nuk punon. Ne paguajmë më shumë 7500 lekë, biznes i vogël paguan më shumë 22 mijë lekë dhe biznesi i madh paguan më shumë 110 mijë lekë. Të gjitha këto para shkojnë tek pronarët që nuk dihen, shkojnë në parajsa fiskale, shkojnë atje ku duhet të zbulohet nga SPAK-u.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet