Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Parandalohet vrasja në Shkodër, pas sherrit në lokal 20-vjeçari nxjerr armën e zjarrit dhe qëllon, por…

Një 20-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 37-vjeçari në SHkodër, pas një konflikti të çastit me të, por falë ndërhyrjes së policisë është parandaluar ngjarja kriminale.

Njoftimi i policisë:

Policia kapi gjatë ndjekjes 20-vjeçarin, autorin e ngjarjes, të cilin e ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan dhe armën e zjarrit pistoletë me silenciator.

Po gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë vunë në pranga pronarin e lokalit, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara “, “ Fshehja e të ardhurave“, Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë dhe 37-vjeçarin që tentoi 20-vjeçari, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Policia e Shkodrës, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, sapo ka marrë një telefonatë se në fshatin Vrakë, në ambientet e një lokali po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. K., 20 vjeç, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin J. P., 37 vjeç, banues në Shkodër, duke e qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë, por pa i shkaktuar dëmtime trupore.

Mbërritja në kohë e shërbimeve bëri të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, ndërkohë që 20-vjeçari, sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi, por është kapur gjatë ndjekjes. Shërbimet e Policisë bënë të mundur edhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë me silenciator, të cilën autori e hodhi në rrugë gjatë ndjekjes së Policisë, si dhe automjetin me të cilin ai tentoi të largohej.

Në vijim të veprime, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi birre në shishe pa pullë fiskale, një tavoline pokeri, dy pako letra bixhozi dhe një pako çipsa për lojë pokeri.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë edhe shtetasin J. P., 37 vjeç, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara“, pasi kishte në pronësi tavolinën e pokerit që u gjet në lokalin e 45-vjeçarit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet