Panik në Francë, qëllohet prifti ortodoks në një sulm terrorist
Lajmifundit
/
31 Tetor 2020, 18:03
Aktualitet

Një prift ortodoks është qëlluar disa herë nga një autor ende i paidentifikuar në qytetin francez të Lionit.
Prifti ende i paidentifikuar, po mbyllte kishën e tij kur një person e qëlloi rreth orës 4 të pasdites këtë të shtunë. Sipas policisë personi i armatosur e qëlloi priftin dy herë në stomak dhe më pas u largua.
Viktima është dërguar në spital ndërsa gjendja e tij është e rëndë dhe ndodhet në përkujdesje itensive.
Autori është përshkruar si një mashkull rreth të 30-ave. Ai ka qëlluar dy herë me armën e tij.