Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Operatori i Shërbimeve Shëndetësore i përgjigjet akuzave të PD-së: Numri i testimeve është katërfishuar! Mos bëni politikë me sëmundjen

Për akuzat e ish-deputetit Luan Baçi për mungesën e tamponeve në qytetin e Fierit ka reaguar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit shëndetësor.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor siguron qytetarët që ekipet e epidemiologëve janë në krye të detyrës në çdo cep të vendit dhe prej 8 muajsh po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin, dhe testimin e rasteve të dyshuara.

Numri i testimeve është rritur në mënyrë progresive dhe sot është katërfishuar krahasuar me fillimin e epidemisë.
Në përgjigjie të akuzave të pabaza të deputetëve të opozitës në Fier, sqarojmë se numri i tamponëve lidhet me hetimin epidemiologjik në terren i cili po ndiqet me përpikmëri dhe profesionalizëm të lartë nga ekipi i epidemiologëve të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier.
Vetëm gjatë muajit të fundit në Fier janë marrë mbi 1200 tamponë, përherë duke u bazuar në hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik në terren.

Duke ftuar çdokënd që të mos bëjë politikë me sëmundjen dhe të mos dezinformojë opinionin publik, i sigurojmë qytetarët që njesitë vendore të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin janë në krye të detyrës 24/7 dhe po bëjnë maksimumin për shërbimin ndaj pacientëve.

Ftojmë qytetarët që të lidhen menjëherë me mjekun e familjes kur kanë dyshime për prekjen nga virusi Sars Cov2 dhe të mos neglizhojnë ndjekjen e rregullt me mjekun e tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet