Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nuk i mbijetuan dot COVID-19, mes 7 viktimave në Shqipëri edhe një 34-vjeçar

Të paktën 7 viktima janë shënuar gjatë këtyre 24 orëve të fundit me COVID-19.

MSH deklaroi sot se me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid.

Por viktimat nuk janë vetëm të moshuar, ndonëse humbjet më të mëdha janë në radhët e tyre.

Sipas MSH, një 34-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese ka humbur jetën nga COVID-19.

Po kështu nuk kanë mundur të fitojnë betejën dhe një 44-vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 66-vjeçar nga Tirana, një 48-vjeçar nga Pogradeci, një 68-vjeçar nga Korça, një 68-vjeçar nga Elbasani dhe një 81-vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sot u raportuan 241 raste të reja në 24 orët e fundit, teksa numri i të shtruarve në spitale ka shkuar në 319.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet