Meta: Të miratohet urgjent nisma për referendumet, vetëm kështu do të kemi ndryshim drastik të situatës!

Politikë
Meta: Të miratohet urgjent nisma për referendumet, vetëm

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Parlamentit të miratojë urgjentisht nismën për referendumet.

Sipas Kreut të Shtetit, vetëm me këtë nismë mund të kemi një ndryshim drastik të situatës. Në një postim në ‘Facebook’, Meta thekson se ky ligj duhet të jetë arma në duart e qytetarëve të këtij vendi, që të mos jenë më të pambrojtur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo nismë për REFERENDUMET duhet të miratohet urgjentisht. Në mënyrë që të kemi një ndryshim drastik të situatës, dhe kjo do të ndodhë vetëm kur populli të marrë në kontroll politikanët, dhe jo kur populli të mbetet peng i politikanëve. Ky ligj duhet të jetë arma në duart e qytetarëve të këtij vendi, që të mos jenë më të pambrojtur, dhe jo vetëm kaq, por edhe të poshtëruar, që të mos jenë më të nënshtruar ndaj arbitraritetit të çdo vendimi të marrë, por të vendosin vetë për çdo çështje me rëndësi.

Në një vend të lirë, nuk ka më mirë se demokracia direkte që i bën qytetarët të angazhohen vetë, të luftojnë apatinë, paligjshmërinë dhe vendimmarrje të llojit klientelist, për të realizuar të drejtat dhe prosperitetin e tyre. Më mirë të jenë politikanët nën kontrollin e qytetarëve, sesa një popull i tërë të mbetet peng i politikanëve të provuar si të papërgjegjshëm. Vetëm sundimi i popullit përmes REFERENDUMIT do të garantojë sundimin e ligjit për të gjithë njësoj. ??”, thekson Presidenti.

ME TE LEXUARAT