Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Më jep 10 mijë euro ose…”! 31-vjeçari pranon në gjykatë kërcënimin ndaj biznesmenit

TIRANË
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 31-vjeçarin Fletur Zani, i cili u arrestua pak ditë më parë, për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Zani i ka kërkuar një biznesmeni shumën prej 10 mijë eurosh, pasi do t’i gjente një shesh për ndërtimin e një pallati. Gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka kërkuar arrest me burg, ndërsa vetë i pandehuri ka pranuar kanosjen që ka kryer.

31-vjeçari ka pretenduar se i ka gjetur vendin për ndërtimin e pallatit, por biznesmeni ia ka dhënë një të njohuri të tij për të ndërtuar, duke shmangur kështu pagesën që i ka premtuar 31-vjeçarit. Në përfundim të përballjes, gjykata ka vendosur të lërë në burg 31-vjeçarin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet