Lufta në Karabak, Armenia dhe Azerbajxhani akuza njëra-tjetrës për bombardimet

Bota
Lufta në  Karabak, Armenia dhe Azerbajxhani akuza njëra-tjetrës

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan sërish njëra-tjetrën për bombardimin e zonave të banimit të shtunën, në kundërshtim me një pakt për të shmangur goditjen e qëllimshme të civilëve brenda dhe rreth enklavës malore të Nagorno-Karabakut.

Shkelja e marrëveshjes u raportua nga të dyja palët pas armëpushimit të arritur gjatë bisedimeve midis ministrave të jashtëm të dy vendeve në Gjenevë në prani të të dërguarve të Francës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Kjo është marrëveshja e katërt për armëpushim që nga fillimi i luftimeve më 27 shtator.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto cilësohen luftimet më të ashpra në Kaukazin Jugor prej më shumë se 25 vitesh që kanë shkaktuar vdekjen e rreth 1 mijë personave, shifër kjo që besohet të jetë edhe më e lartë, raporton Voa.

Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët.

Rreth 30 mijë njerëz janë vrarë në luftën e zhvilluar në këtë rajon të viteve 1991-1994.

Zyrtarët në Nagorno-Karabak njoftuan se pjesë të mëdha të qytetit tregtar Stepanakert, qyteti më i madh i enklavës, janë djegur.

Ministria armeve e Mbrojtjes tha se dhjetra civilë ishin plagosur gjatë sulmeve në qytetin Shushi, 15 kilometra në jug.

Ministria e mbrojtjes së Azerbajxhanit mohoi akuzat, ndërsa njoftoi se rajonet Terter, Aghdam dhe Aghjabedi u sulmuan me artileri të rëndë sikur rajoni Gubadli, një qytet midis enklavës dhe kufirit iranian që gjatë kësaj jave kaloi nën kontrollin e trupave të Azerbajxhanit.

Avancimi së fundmi i Azerbajxhanit në fushëbetejë, ndikoi në ulje të interesimit të tyre për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme paqeje dhe ndërlikoi përpjekjet ndërkombëtare për ndërmjetësimin e një armëpushimi.

Konflikti solli në qendër të vëmendjes rritjen e ndikimit të Turqisë, shtet aleat i Azerbajxhanit, në një rajon të ish-bashkimit Sovjetik, të cilin Rusia e konsideron sferë të saj të ndikimit.

Rusia gjithashtu ka aleancë në fushën e sigurisë me Armeninë.

Në përgjigje të kërkesës së Kryeministrit armen Nikoll Pashinyan për mbështetjen e Moskës, Ministri i Jashtëm rus tha se do të siguronte ndihmën e kërkuar nëse konflikti përhapet në territorin e Armenisë.

Ushtria e Nagorno-Karabakut njoftoi se 1 mijë e 166 ushtarë të saj janë vrarë që nga 27 shtatori.

Azerbajxhani, që nuk ka ofruar të dhëna mbi numrin e ushtarëve të vrarë, tha se kanë humbur 91 civilë. Rusia vlerëson se në të dy anët janë vrarë rreth 5 mijë njerëz.

ME TE LEXUARAT