Komiteti Teknik shkel masat që vendos vetë, mbledhje pa maska në ambient të mbyllur

Aktualitet
Komiteti Teknik shkel masat që vendos vetë, mbledhje pa maska në

Kjo foto është bërë në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, është grupi i personave që merr vendime në lidhje me pandeminë në Shqipëri.

Imazhi është shkrepur në mënyrë informale dhe është bërë publik ditën e sotme. Aty vihen re disa personalitete si drejtori i urgjencës Kombëtare Skender Brataj, përfaqësueset e ISHP, Silva Bino dhe Eugena Tomini.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mbledhje janë edhe drejtoresha e spitalit Infektiv Najada Como dhe mjeku i njohur Tritan Kalo, si dhe shefi i laboratorit të QSUT, Andi Koraqe.

Pjesë e Komitetit janë edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, konkretisht zv.ministrja Mira Rakacolli.

Ajo që bie në sy është se mbledhja zhvillohet në ambient të mbyllur dhe asnjë nga pjesëmarrësit nuk mban maskë.

Eshtë e cuditshme se si një strukturë me kaq përgjegjësi dhe që pak ditë më parë mbylli universitetet, zhvillon mbledhje në kushte të tilla kur koronavirusi mund të jetë kudo.

Me urdhet te ketij komiteti eshte vendosur edhe sanksionimi me gjobe i qytetareve qe nuk mbajne maske jashte baneses dhe bazuar ne kete vendim policia po gjobit cdo dite mesatarisht 700 qytetare./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT