Himarë, dhunuan dhe morën peng 41-vjeçarin, në pranga tre autorët

Aktualitet
Himarë, dhunuan dhe morën peng 41-vjeçarin, në pranga tre

HIMARË- E dhunuan fizikisht dhe i hoqën në mënyrë të padrejtë lirinë për disa orë 41-vjeçarit, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe vë në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Policia e Himarës, më datë 27.10.2020, ka marrë një njoftim se në lagjen nr. 1, Himarë, 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me forcë në mjetin tip “Opel”, shtetasin S. G., 41 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, gjetjen e personit, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Pas një pune profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorëve, si dhe gjetja e personit, i cili pasi ishte dhunuar dhe mbajtur disa orë peng, nuk kishte njoftuar Policinë, por ishte larguar në drejtim të Sarandës pa njoftuar as familjarët e tij.

Mbi bazën e provave të grumbulluara, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja", bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

N. M., 26 vjeç, A. M., 26 vjeç (vëllezër), dhe I. M., 26 vjeç, banues përkohësisht në Himarë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin më parë, për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në makinën e tyre, shtetasin S. G., të cilin e kanë dhunuar fizikisht e më pas e kanë braktisur në një zonë të pyllëzuar, 2 km në lindje të qytetit të Himarës. Pas disa orësh, shtetasi S. G. ka shkuar në banesën që kishte me qira në Himarë, është mjekuar dhe është larguar në drejtim të Sarandës, ku më pas është gjetur në fshatin në fshatin Mursi, Sarandë, duke punuar në punë sezonale.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip “Opel” i përdorur nga tre të rinjtë.

Marerialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT