Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Denoncimi i PD: Rama bën propagandë, askush nuk punon për aeroportin e Kukësit

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, përmes një videoje të shpërndarë në “Facebook” ka publikuar vendin ku Rama thoshte se do të ndërtohet Aeroporti i Kukësit.

Spaho shprehet se në këtë vend nuk ka asnjë njeri që punon, duke thënë se Edi Rama gënjen e mashtron qytetarët.

Postimi i nënkryetarit të PD-së Edmond Spaho:

Edi Rama e bën gjithçka për propagandë dhe për të mashtruar njerëzit. Pas përrallave të dala boje me mijëra vende pune sot në Kukës, në vendin ku duhet të ishte ngritur aeroporti, askush nuk punon.

Makineritë kanë ndaluar punën, sapo ka ikur mjeshtri i mashtrimeve. Edi Rama nuk di të punojë. Ai di vetëm të vjedhë dhe të mashtrojë!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet