Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Çudira ‘turke’, shikoni si mbahet pallati në këmbë pas tërmetit

Një pallat shumë katësh, i cili është thuajse gati duke u shembur pas tërmetit të fiqishëm në Turqi, i ka detyruar autoritet lokale në Izmir ta mbajnë në “këmbë” me ndihmën e 3 vinçave të mëdhenj.

Tërmeti i fuqishëm shembi 3 katetet e para të nje pallati, ku dyshohet se mund të ketë edhe persona të bllokuar.

Për të mbajtur ndërtesën në këmbë, deri në momentin kur të mbyllet operacioni i kërkim shpëtimit, autoritetet vendosën të përdorin 3 vinça.

Tërmeti tragjik i magnitudës 6.6 të shallës rihter në Turqi i ka marrë jetën 37 personave deri më tani.

804 qytetarë të tjerë kanë mbetur të plagosur, 743 në Izmir, 5 në Manisa, 2 në Balıkesir dhe 54 në Aydın.

Tërmeti është pasuar nga 410 pasgoditje, 33 prej të cilave me magnitudë mbi 4.0.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30 me orën lokale në turke, Izmiri është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.0 ballë.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të ndërhyjnë në 9 nga 17 ndërtesat e shembura, ndërsa puna për gjetje të jetëve të gjalla nën rrënoja ka vijuar pa ndalin edhe gjatë natës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet