Covidi ‘mbërthen’ Urën Vajgurore, 2 mësues dhe një polic rezultojnë pozitiv

Aktualitet
Covidi ‘mbërthen’ Urën Vajgurore, 2 mësues dhe

Covid-19 ka shënuar sërish të infektuar në shkolla dhe mes efektivëve të policisë në Urë-Vajgurore.

Pas infektimit të Shefit të Komisariatit të Policisë Urë-Vajgurore një javë më parë,sot një tjetër efektiv i këtij komisariati ka rezultuar “pozitiv”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Efektivi i policisë që punon si inspektor i krimeve në këtë komisariat kishte disa ditë me shenja të infektimit me Coronavirus dhe ishte i karantinuar në banesën e tij.

Mwsohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërkohë që sot në këtë komisariat policie janë testuar edhe 18 efektivë, që rezultojnë të jenë kontaktet e afërta në punë të inspektorit të infektuar.

Infektime me Covid-19 janë regjistruar sot edhe në instutucionet arsimore në Urë-Vajgurore.

Një mësuese në një shkollë 9-vjeçare brenda në qytetin e Urës-Vjagurore dhe një mësuese në shkollën 9-vjeçare të fshatit Kutalli janë konfirmuar “pozitive” me SarsCov-2.

Pas konfirmimit të këtyre 3 rasteve në shkolla, punonjësit e Drejtorisë së Higjenës në Berat kanë kryer dezinfektimin në ambjentet e brendshme të këtyre dy shkollave,ndërkohë që mjekët epidemiologë të Drejtorisë së Shëndetit Publik po kryejnë edhe hetimet epidemiologjike të rasteve të kontaktit të personave të infektuar.

Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat konfirmojnë se,edhe në Komisariatin e Policisë Urë-Vajgurore është kryer dezinfektimi i të gjitha ambjenteve dhe mbyllja e përkohshme e zyrës ku punonte inspektori i krimeve

ME TE LEXUARAT