Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bum infektimesh në Itali, 297 viktima dhe 3.979 të prekur nga COVID-19 në 24 orë

Muaji tetor mbyllet me një bilanc dramatik për Italinë.

Pandemia Covid 19 ka një përhapje të pakontrolluar në pjesën më të madhe të territorit italian e autoritetet janë në pritje të efekteve që masat e fundit shtrënguese të mund të reduktojnë numrin e viktimave dhe të të infektuarve.

Qyteti i Milanos e provinca rreth tij ka numrin më të lartë të infektuarve ndër qëndrat e mëdha urbane e zërat mediatikë informojnë se autoritetet lokale po përgatiten të kthejnë këtë territor në një zonë të kuqe me një regjim lockdown të plotë.

Në 24 orët e fundit në provincën e Milanos janë shënuar 3.979 raste pozitive në 2 orë e 1.607 vetëm në qytetin e Milanos.

Ndërsa në gjithë territorin italian janë regjistruar 31.758 të infetktuar e 297 viktima. Në total janë kryer 215886 tampone.

Numri i personave aktivë pozitivë është 351.386.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur 38.618, ndërsa i të infektuarve në 679.430.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5.859 pacientë më shumë se një ditë më parë
Rajoni i Toskanës regjsitron sot 2540 të infektuar e 25 viktima.

Shqetësuese vazhdon të shfaqet situata në Lombardi e dita e sotme ka shënuar 8919 të infektuar e rajoni i Venetos 2697 të infektuar.

Guvernatori i këtij rajoni, Luca Zaia, informoi se prej ditës së nesërme ka urdhëruar tampone në masë të popullsisë përmes mjekut të familjes.

Umbria ka regjistruar 483 të infektuar e 5 viktima, në Emilia Romagna 2046 të infektuar e 109 viktima, Campania 3669 të infektuar, Lazio 2289 të infektuar, Piemonte 2887 të infektuar.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 97 pacientë më shumë në repartet e terapisë intesive e 972 në kurim spitalor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet