Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bota myslimane në protestë kundër tij, Macron: Dhuna kurrë nuk justifikohet

Presidenti francez Emanuel Macron është shprehur se është detyra e tij mbrojtja e lirisë ndërkohë që protesta të zemërura vijojnë në vendet me shumicë myslimane kundër komenteve të tij rreth karikaturave të Charlie Hebdo për profetin Muhamed.

Macron dha një intervistë të gjatë rreth këndvështrimit të tij në Al-Jazeera.

“Mund të kuptoj që njerëzit mund të jenë të shokuar nga karikaturat, por nuk do të pranoj kurrë që dhuna mund të justifikohet”-tha ai.

“Mendoj që është detyra jonë të mbrojmë të drejtat tona”-shtoi ai në intervistë.

Macron është bërë çështja kryesore e tërbimit të botës islamike dhe mbrojtja ndaj karikaturave të Charlie Hebdo për profetin Muhamed të cilat u përdorën si justifikim për vrasjen e një mësuesi në Paris dy javë më parë.

Pas vrasjes së tre personave në Nice, të enjten në një sulm terrorist në Francë, Macron tha se vendi nuk do të heqë dorë nga vlerat e tij pavarësisht reagimeve ndaj karikaturave.

Në demostrata, protestuesit vijojnë të bëjnë thirrje për bojkotim të produkteve franceze ndërsa djegin të zemëruar foton e presidentit Macron.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet